Katër rrugë të qytetit të Durrësit, pritet të rikonstruktohen së shpejti.

Investimi do bëhet në rrugët “Universi”, “Shën Pjetri”, “Tepelena”, “Shkumbini”, në zonën e Durrësit të Ri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i njësisë administrative nr.6 që përfshin këtë pjesë të qytetit, Serjan Mazrreku.

“Në “Durrësin e Ri “me investime, me 4 rrugë të reja. Takim me banorët në fillimin e punimeve në mënyrë që projekti te zbatohet dhe te bëhet gjithcka është e nevojshme që ky projekt të jetë sa më eficent për këtë zonë!”, shkruan Mazrreku në postimin e tij në Facebook.