Vazhdon numri i lartë i infektimeve në vend, Ministria e Shëndetësisë njofton se jane regjistruar 297 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Janë kryer 1375 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 61-vjeçar nga Saranda, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 73-vjeçar nga Tropoja, një 81-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 297
  • Të shëruar ne 24 orë 116
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1375
  • Testime totale 111,564
  • Raste pozitive 17948
  • Raste të shëruara 10341
  • Raste Aktive 7145
  • Humbje jete 462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3505
  • Durrës 718
  • Shkodër 494
  • Fier 445
  • Korçë 456
  • Lezhë 360
  • Elbasan 313
  • Vlorë 283
  • Berat 218
  • Kukës 175
  • Dibër 91
  • Gjirokastër 87