Katër zonat e nxehta të krimit në Shqipëri/ Ja ku vrasjet janë në “rend dite”

04/12/2020 - 11:03

Rendi dhe siguria pavarësisht deklarimeve zyrtare nuk është në nivelin e duhur. Dhe për këtë mjaftojnë shifrat e vrasjeve që kanë ndodhur gjatë këtij viti.

Ministri Sandër Lleshaj në daljet e tij publike pranon se ka problematika me krimin, apo drogën. Për të më kryesore është trafiku i emigrantëve. Gjithsesi, Lleshaj bëri publik edhe një tjetër fakt.

Ai tha se në Shqipëri 4 janë zonat më të nxehta të krimit, duke mos përjashtuar Tiranën, për të cilën argumentohen me numrin e madh të popullsisë. Pas Tiranës, Lleshaj rendit Elbasanin, Shkodrën dhe Vlorën.

Ndërkohë, ekspertë të kriminalistikës thonë se ka një perfeksionim të krimit. Sepse, nuk bëhet fjalë thjesht për një krim me armë në mes të lokalit, apo në rrugë, apo krim që ka ardhur thjesht e vetëm pas një debati me fjalë, një konflikti të çastit, apo për motive që policia shpesh i konsideron “të dobëta”.

Bëhet fjalë për atë lloj krimi, ku protagonistë janë killera dhe viktima biznesmenë, apo trafikantë për të cilët ka motive të forta për të arritur deri këtu.

Vetëm për vitin 2020, sipas Policisë 6 janë vrasje me pagesë dhe për të cilat është paguar nga grupe rivale, apo banda që lajnë hesapet mes tyre. Më konkretisht janë ekzekutuar nga vrasës të paguar Hekuran Billa, Kastriot Reçi, Guxim Gjuriçi, Vilson Tafçiu, Kol Murrani dhe Preng Simoni, këta të fundit pa asnjë të kaluar kriminale, por thjesht e vetëm se identifikuan parcelat me drogë që ishin mbjellë në malësitë e Lezhës nga një trafikant.

Skema mbetet e thjeshtë dhe nuk ndryshon shumë në vendet e ndryshme të Ballkanit. Ajo ka të bëjë kryesisht me vrasje biznesmenësh, hakmarrje, konflikte etj. Në këto raste zgjidhet njeriu me pagesë, që zakonisht gjendet nga grupet e vogla kriminale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë

Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ka nisur vlerësimi i dëmeve që

Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë miratuar disa vendime, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë.

Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka denoncuar në rrjete sociale atë që ai i konsideron gjoba për biznesin e vog

Një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të këtij viti, bashkia e Durrësit e ka planifikuar për ta përdorur për rikonstruksionin e akseve

Tirana International Airport (TIA) ka bërë me dije uljen e tarifës së pasagjerit dhe ka informuar gjithashtu edhe një plan investimesh në