Rastet e djegies së plehrave në qytetin e Durrësit dhe në mbarë vendin, mbeten një problem shqetësues për komunitetin prej vitesh e vitesh, e që nuk ka gjetur ende zgjidhje.

I fundit që është regjistruar në Durrës, ka ndodhur në mes të qytetit, vetëm pak hapa larg nga godina e Gjykatës dhe në orët e vona të mbrëmjes.

Një banor i zonës ka denoncuar rastin pranë redaksisë së “DurrësLajm” dhe ka filmuar pamjet si në videon më poshtë. Forcat zjarrfikëse pas mbërritjes në vendngjarje, filluan punën për shuarjen e flakëve.

Kazanët janë të vendosur përpara Rotondës, një prej siteve dhe atraksioneve turistike në qytetin e Durrësit, ku ndalen pjesa më e madhe e turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë. Dhe sigurisht pamje të tilla duhen shmangur nga cilido person i papërgjegjshëm që është shkaktar, pasi dëmtojnë imazhin e qytetit bregdetar, që përkon dhe në këtë periudhë në mes të sezonit turistik.