KB Durrës do të mblidhet ditën e enjte, pikat e rëndësishme që pritet të kalojnë për miratim

26/01/2021 - 17:56

Mesditën e së enjtes do të zhvillohet me mjetet e kominikimit elektronik mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Durrës.

Në 10 pikat e rendit të ditës janë të përfshira edhe disa që lidhen drejtpërdrejt me familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

14 muaj pas dëmeve që shkaktoi lëkundja sizmike, bashkia do të kalojë për miratim në KB lista të tjera me emra familjesh që do të trajtohen me bonus qiraje për shkak se kanë mbetur pa shtëpi, pas shembjes së pallateve ku banonin (pikat 5,6).

Njëkohësisht pritet të miratohet në Këshill Bashkiak edhe prishja e detyruar e 3 pallateve në rajonin nr.3 dhe nr.4 (pika 4), për të cilat ekspertiza e thelluar e Institurit të Ndërtimit ka arritur në konkluzionin se duhen demoluar.

Në mbledhje do të kalojë për miratim edhe kontrata model (pika 10) që do të firmosin familjes përfituese të grantit të rindërtimit, të cilat aplikuan në muajin dhjetor.

Lista me rreth 6000 familje ende nuk është verifikuar e gjitha dhe pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, që pritet të mbahet në muajin shkurt.  

RENDI I DITËS I MBLEDHJES:

1. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E KRITEREVE PËR FAMILJET NË NEVOJË, QË DO TË TRAJTOHEN ME NDIHMË EKONOMIKE DERI NË 6% TË FONDIT TË KUSHTËZUAR PËR BLLOKNDIHMËN EKONOMIKE SI DHE PËR ATO QË DO TË TRAJTOHEN ME FONDE TË BUXHETIT VENDOR

2. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE ME FONDE NGA TË ARDHURAT E BASHKISË DURRËS PËR MUAJIN JANAR 2021

3. Shqyrtim dhe PËR MBARIMIN PËRPARA AFATIT TË MANDATIT TË KËSHILLTARIT Z.ARBEN ISAKU

4. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR VIJIMIN E PROÇEDURAVE TË PRISHJES SË DETYRUAR TË TRE OBJEKTEVE BANIMI, PRONË PRIVATE (PALLAT), NDODHUR NË NJËSITË ADMINISTRATIVE NR. 3 DHE NR. 4, DURRËS, NË ZBATIM TË EKSPERTIZËS TË THELLUAR, HARTUAR NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT, TIRANË

5. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E LISTËS SË FAMILJEVE PËRFITUESE TË SUBVENCIONIMIT TË QIRASË, TË MBETURA TË PASTREHA SI PASOJË E SHEMBJES SË BANESAVE TË TYRE, SHKAKTUAR NGA PRISHJA E DETYRUAR E PALLATEVE PRANË TYRE, SIPAS EKSPERTIZAVE TË THELLUARA HARTUAR NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT TIRANË

6. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E LISTËS SË FAMILJEVE PËRFITUESE TË SUBVENCIONIMIT TË QIRASË, TË MBETURA TË PASTREHA, SI PASOJË E SHËMBJES SË BANESAVE TË TYRE (PALLATE), SHKAKTUAR NGA PRISHJA E DETYRUAR, SIPAS EKSPERTIZAVE TË THELLUARA, HARTUAR NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT TIRANË

7. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË VKB NR. 599, DATË 11.03.2019 “PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT VJETOR PREJ 8.800.000 LEKË PËR PROKURIMIN E SIPËRMARRJES PRIVATE TË SHËRBIMIT TË MIRËMBAJTJES DHE RUAJTJES SË VARREZAVE PUBLIKE TË QYTETIT TË DURRËSIT”

8. Relatim Këshilltarëve RAPORT PËR PUNËN E KËSHILLIT TË BASHKISË DURRËS PËR 12- MUJORIN E VITIT 2020

9. Relatim nga Komision i BGJMS RELATIM MBI REZOLUTËN “MBI MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA PËR SHKAK TË SITUATËS SË KRIJUAR SI REZULTAT I PANDEMISË TË SHKAKTUAR NGA COVID-19, PЁR PARANDALIMIN E DHUNЁS ME BAZЁ GJINORE”, E CILA ËSHTË MIRATUAR ME VKB NR.58, DATË 30.06.2020

10. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E KONTRATËS MODEL PËR KALIMIN E MASËS SË GRANTIT TË RINDËRTIMIT PËR BANESAT INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019 SIPAS PROJEKTEVE MODEL NGA BASHKIA DURRËS TEK PËRFITUESI

Pyetje nga Këshilltarët DISKUTIME DHE PYETJE NGA KOMUNITETI

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Facebook”  ka bërë të hënën një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financoj

Në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit me rastin e 8 Marsit ka zhvilluar një vizitë në Qendrën për Shërbime Mbrojtëse, Fuqizuese dhe Emergjente

Fëmijët e një shkolle jopublike në qytetin e Durrësit kanë surprizuar gratë e shtruara në repartin Covid, në spitalin rajonal, por edhe i

Në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, autoritetet greke kanë vendosur shtyrjen e afati

Urdhri i mjekut Durrës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka uruar të gjitha mjeket e rajonit të Durrësit, të gjitha bluzat e bardha,

Ditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, me rastin e 3 vjetorit të themelimit të saj, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Gr

Gjatë fundjavës, policia gjobiti 2511 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2488 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Luan Dacin, gjyqtarin e pezulluar të Ko

Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen me një nismë të re, me një tribut ndaj të gjithë atyre në