KB e klasifikoi DS3, banorët në Durrës në protestë: Pallati ka dëme të mëdha në strukturë (VIDEO)

30/06/2020 - 16:21

Banorët e një pallati 13 katësh në lagjen nr.17 në Durrës kanë protestuar paraditen e sotme para bashkisë së qytetit bregdetar.

Pallati i ndërtuar nga firma "Drenova sh.p.k." me pronar ish-deputin socialist, Hazir Gashi pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe Instituti i Ndërtimit e klasifikoi në shkallën DS4 ndërsa Këshilli Bashkiak në nivelin DS3, thonë banorët.

Ata mbeten të paqartë për procedurat që do kryhen në vijim dhe për këtë kanë kërkuar sqarim nga kryetarja e bashkisë Emirjana Sako.

"Gjithë problemi ishte nëse ne lidhim kontratën e marrjes së përfitimit të grantit për DS3, a do të vazhdojë procesi i akt-ekspertizës së thelluar edhe marrjes së bonusit të qirasë?", thotë një banore ndërsa shprehet se nga ana e bashkisë ju është thënë se do të kryhet një preventiv nga studio të licensuara, sipas ligjit, për të përcaktuar masën e dëmtimit, dhe në varësi të kësaj të fundit do të kryhen veprimet e tjera.

Granti që jep qeveria për të riparuar dëmet në nivel DS3 është 500 mijë lekë, shumë kjo që sipas banorëve nuk i mbulon dëmet që kanë pësuar banesat e tyre apo ambientet e përbashkëta, si ashensori, shkallët, tarraca etj.

"Ato lekë nuk mjaftojnë për t'i shembur muret, jo më për t'i bërë edhe riparuar dëmet që ka. Për më tepër që pallati ka dëme strukturore të mëdha sipas Institutit të Ndërtimit. Kërkon përforcim bazamenti, përforcim truolli…", shprehet një tjetër.

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID-19.

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësim

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar kë

Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën m

Përmes një postimi në Facebook, aeroporti i Rinasit ka njoftuar se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korr

Në fillimin e pandemisë në vendin tonë, të gjeje maskë mbrojtëse, doreza apo dezinfektant nëpër farmaci ishte një fat i madh!

"DurrësLajm" po publikon më poshtë listën e 10 pallateve dhe 1 shtese anësore të cilat pritet të shemben për shkak të dëmtimeve nga tërme

Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik mesditën e kësaj të

Shënohen 4 viktima të tjera nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar numrin në total në 101.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.