Keni bërë vaksinën për Covid-in, si të pajiseni me pasaportë jeshile

10/05/2021 - 17:29

Të gjithë shqiptarët që tashmë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, mund të pajisjen me pasaportën e gjelbër.

Ky është një dokument që shkarkohet nga E-albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të lëvizë lirshëm dhe pa kufizim. Ja si mund ta siguroni këtë dokument. Në portalin E-albania, vendosni kodin NID qe ndodhet ne kartën e identitetit dhe vendosni fjalëkalimin tuaj. Në rubrikën e caktuar është e mundshme që të shkarkosh dokumentin.

Kjo pasaportë është e përdorshme për udhëtim sipas vendeve të ndryshme në Europe dhe në botë. Janë ende shumë vende që kërkojnë edhe testin covid për të udhëtuar dhe parashikojnë edhe karantinim por së shpejti pritet të ketë një ndryshim rrënjësor në këtë drejtim. Disa vende për shkak se ekonominë e kanë të bazuar tek turizmi, do të njohin në mënyrë të njëanshme pasaportën e gjelbër.

Vende si Greqia apo Italia kanë nisur bisedimet dypalëshe mes vendeve për të lejuar udhëtimet me pasaportën Covid.

Disa nga vende evropiane njohin dokumentin në rastet kur janë përdorur vaksina të certifikuara prej tyre por vende por Greqia ka vendosur të njohë edhe vaksinat e tjera, si Sinovak kineze. Ndërkohë që EMA në bashkimin evropian ka marrë në shqyrtim vaksinën e njohur kineze me të cilën janë imunizuar nga covid një numër shumë i madh i shqiptarëve./TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e