Dekani i Fakulteti Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentët, iu ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë peng shkollën.

Biseda është zhvilluar në zyrën e dekanit, ku ai shfaqet duke u bërë thirrje studentëve që të vijojnë mësimin dhe të ndërpesin bojkotin.

"Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi", dëgjohet të thotë Hoxha.