Të gjithë ata që kanë marrë pushimet do të mund të shijojnë në maksimum ditët në bregdet, pasi e gjithë java në vijim do të dominohet nga ditët me diell.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, përjashtim bën dita e hënë, e martë dhe e premte, kur prezente do të jetë elementi i erës që do të fryjë intensive nga kuadrati i veriut dhe me shpejtësi që arrin deri në 15-20m-s.

“Java që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë filluar tashmë pushimet.

Në këtë mënyrë siç u theksua dhe më lart, moti përgjatë gjithë javës (nga e hëna deri të premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash.

E vetmja gjë tjetër që mbetet për t’u theksuar është se dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m-s. Po kështu edhe dita e premte do të ketë të njëjtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndërsa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë”, njofton SHMU.