Ngjarja në Letoni, ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë ishte në fokus të analizës së emisionit të mbrëmjes së 8 majit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

"Ishte vrasja e Zarifes një krim shtetëror dhe jo një aksident?", ishte kjo pyetja që ngriti Myftaraj në emisionin e tij ndërsa tha se e vërteta e kësaj ngjarjeje tregohet nga këpucët që mbante veshur ushtarakja.

"Vrasja e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj me mision në Letoni, vdekja e Zarifes është një ngjarje që në mediat shqiptare kaloi si një aksident, u pasqyrua me nota melodramatike. 

Por a është vërtet një aksident vdekja e Zarifes? Zarifes nuk ju tha se kishte shkuar në një zonë lufte. U tha se Zarifja u vra duke spastruar terrenin nga minat e mbetura por të mbetura nga kush? Letonia nuk ka qenë ndonjëherë në luftë që prej Luftës së Dytë Botërore. 

Njoftimi zyrtar i ushtrisë është se ushtarakja u vra kur po përgatiste terrenin për shenjestrat me të cilat do të bëhej një qitje me tanke nga kompani polake pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare të vendeve të NATO-s. 

Kjo është krejt tjetër nga pastrimi i minave. E kam thënë në titull që këpucët ushtarake thonë të vërtetën. Fakti që ushtarakët tanë atje as këpucët nuk i kanë me standardin e NATO-s del qartë se edhe sa mungesa të tjera kanë ata. 

Pse ushtarakët tanë duken si delja e zezë atje dhe kanë turp të rrinë përkrah të tjerëve që nga këpucët që veshin? Ishte vrasja e Zarifes një krim shtetëror dhe jo një aksident?"