Një incident me dy persona të plagosur ka ndodhur këtë mesditë në Durrës.

Një palmë është shkëputur papritur në kryqëzimin e Lulishtes 1 Maji dhe ka plagosur dy kalimtarë të rastit.

Mësohet se të lënduarve iu është dhënë ndihma e parë nga kalimtarët e tjerë ndërsa janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“DurrësLajm” ka siguruar pamjet nga një biznes i zonës, ndërsa vihet re që palma e këputur ka përgjakur bulevardin.

Në vendngjarje është edhe një lypëse me një fëmijë të vogël, që fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.