Katër ministra do të monitorojnë Durrësin këtë sezon veror. Drejtoresha e Spitalit Rajonal, Nadire Kertusha, foli për detyrat e lëna nga zyrtarët e lartë. Janë plotësuar me mjekë vendet vakante ndërsa nga Universiteti Aleksandër Moisiu janë marrë infermierë vullnetarë.

Në fillim të sezonit veror, që përkon me rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë, spitali i Durrësit ka furnizuar me barnat e nevojshme të gjithë repartet e tij. Numri i infermierëve është dyfishuar, ndërsa janë rritur nivelet e gatishmërisë nga shefat e reparteve.

Ishte prefekti i Durrësit, ai që kërkoi nga të gjithë drejtuesit e institucioneve marrjen e masave konkrete për sezonin veror, i cili në Durrës sjell me vete edhe problematikat e tij. Numri i urgjencave shkon rreth 500 në ditë tek të rriturit e po kaq edhe tek pediatria e fëmijëve, pa llogaritur në qendrat shëndetësore

Në Spitalin Rajonal të Qarkut të Durrësit, i cili mbulon me shërbim mjekësor rreth 450 mijë banorëve, problematikat janë të evidentuara ndërsa 3-fishohet në sezonin turistik.