Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik një mbledhje jashtë rradhe ku janë miratuar disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me procesin e rindërtimit ndërkohë që është miratuar edhe lista e 4 me subjektet që përfitojnë nga granti për rikonstruksion.

Ja të gjitha vendimet e miratuara:

1-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 2, 4, 5, 6, Sukth, Katund i Ri, Ishëm dhe Manëz, bashkia Durrës.

Link: Vendimi 1 – Subjektet perfituese nga granti i rindertimit

2-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 2, 4, Katundi i Ri, Sukth, Manëz, Ishëm dhe Rrashbull, bashkia Durrës.

Link: Vendimi 2 – Subjektet perfituese nga granti i rindertimit

3-Miratimi i ndryshimit të vkb nr.55, datë 26.06.2020, vkb nr. 64, datë 07.07.2020 dhe vkb nr.70, datë 20.07.2020, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

4- Miratimin e prishjes së detyruar të godinës së shkollës së mesme e bashkuar, Ismet Nanushi, Kullë , njësia administrative Sukth, Durrës, rekomanduar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, si dhe heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake e pronave kësaj të godine.

5-Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së katërt me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Link: Lista e 4 e perfituesve nga granti per rikonstruksion

6-për një ndryshim në vkb nr.68, datë 15.07.2020 “për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 11 pallateve dhe 1 shtese anesore në qytetin e Durrësit, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe rindërtimin e objekteve të miratuar për prishje në të njëjtin truall.