Në mbledhjen jashtë rradhe të Këshillit Bashkiak Durrës, këshilltarët kanë miratuar në unanimitet të vetmen pikë të përfshirë në rendin e ditës:

Miratimi i kërkesës së Bashkisë Durrës, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 21.09.2019 dhe dërgimi i dokumentacionit përkatës në ministrinë e Mbrojtjes, programi "Emergjencat Civile".

Nga tërmeti 5.8 ballë i datës 21 shtator u dëmtuan gjithsej 2039 familje që presin të përfitojnë dëmshpërblimin.

Grupet e konstatimit dhe verifikimit që ngriti pushteti vendor për nxjerrjen e faturës financiare të dëmeve, përpiluan 2039 dosje ku përfshihen banesat e shpallura të pabanueshme dhe ato që u dëmtuan nga lëkundja sizmike 5.8 ballë.