Këshilli Bashkiak Durrës miraton skenarin për përpunimin e mbetjeve, ja çfarë përfshin

10/06/2021 - 12:39

Këshilli Bashkiak Durrës miratoi mesditën e sotme dy pikat e rendit të ditës për:

"Miratimin e listës së pestë të 35 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model."

"Miratimin e skenarit të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në vendimin Nr. 6 datë 20.05.2021 të Komitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe vendimin Nr. 3 datë 02.06.2021 të Këshillit të qarkut Durrës."

Nisur nga situata kritike e ditëve të fundit në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane për shkak se Landfilli i Sharrës nuk lejonte prej dy ditësh depozitimin e plehrave, Bashkia Durrës paraqiti sot në Këshill Bashkiak relacionin ku përfshihen propozimet që synojnë t’i japin zgjidhje kësaj problematike. 

Komiteti për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Këshilli i qarkut miratuan më herët gjatë muajit maj dhe fillim të qershorit skenarin nr.2 të propozuar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), i cili konsiston në:

Zbatohet sistemi i mbledhjes së dy (2) koshave (1 kosh për mbledhjen e materialeve të riciklueshme, 1 kosh për grumbullimin e mbetjeve të mbetura bashkiake). Ricikluesit dhe mbetjet e mbetura do të transferohen përmes Stacionit të Transferimit në Qendrën e Menaxhimit të Mbetjeve në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Stacioni Transferimit do te ngrihet brenda territorit te Qarkut Durrës i cili do të mbulojë të 3 Bashkitë pjesmarrëse. Kosto e investimit e cila pasqyrohet e detajuar me poshtë mbulon dhe kostot e ndërtimit të Stacionit të Transferimit.

Kostot e investimit të skenarit 2 të propozuar nga Studimi “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” i miratuar nga Komiteti për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Këshilli i Qarkut Durrës janë te shpjeguara ne dokumentin bashkëngjitur, ku shkurtimisht:

  1. Sistemi i mbledhjes së dy koshave (koshi i mbeturinave të riciklueshme dhe koshi i mbeturinave) Transportimi i të gjitha mbetjeve në Qëndrën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë përmes Stacionit te transferimit që do të ndërtohet në Durrës.
  2. Kosto e investimit parashikohet ne ndertimin e stacionit te transferimit me nje vlere 5,000,000 euro
  3. Sipas studimit  “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës”  kosto dinamike e cmimit DPC është ekuivalent deri në tarifën e portës, €/t e mbeturinave rezulton 40.5 €/t

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është zgjedhur zv/president i Forumit Adriatiko-Jonian të Dhomave të Tregtisë.

Policia e Korçës ka publikuar detaje dhe pamjet e operacionit në fshatin Podgori që çoi në arrestimin e një 23-vjeçari që tentoi të vrist