Këshilli Bashkiak Durrës pritet të mblidhet nesër në mesditë në mbledhjen e radhës me mjete të komunikimit teknik. 10 pikave të rendit të ditës i janë shtuar orët e fundit edhe dy pika të tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejt me familjet e dëmtuara nga tërmeti në qytetin bregdetar.

Një nga pikat më të rëndësishme është miratimi i listës së 6-të të familjeve që përfitojnë grantin e rikonstruksionit apo rindërtimit. Megjithëse lista e 5-të e miratuar muajin e kaluar u mendua se do të ishte e fundit, duket se bashkia ka vendosur t’u japë të tjera familjeve para nga fondi i rindërtimit.

Ndërsa pika tjetër ka të bëjë me ndryshimin e listës emërore të familjeve që u ndryshon me vendim të KB-së kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti.

Dy pikat shtesë në rendin e ditës:

  1. PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË VKB NR.55, DATË 26.06.2020, I NDRYSHUAR, VKB NR. 64, DATË 07.07.2020, I NDRYSHUAR, VKB NR.70, DATË 20.07.2020, I NDRYSHUAR, VKB NR. 81, DATË 10.08.2020, I NDRYSHUAR, DHE VKB NR. 88, DATË 31.08.2020, PËRSA I PËRKET NDRYSHIMIT TË LISTAVE EMËRORE TË FAMILJEVE PËRFITUESE TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN OSE RIPARIMIN E BANESAVE TË DËMTUARA SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019, PËR SHKAK TË NDRYSHIMIT TË KATEGORISË SË DËMIT TË SHKAKTUAR
  2. PËR MIRATIMIN E DHËNIES SË NDIHMËS FINANCIARE, SIPAS LISTËS SË GJASHTË ME SUBJEKTET PËRFITUES TË PROGRAMIT TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN OSE RIPARIMIN E BANESAVE TË DËMTUARA SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA  NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019