Këshilltari i Metës tregon çfarë përmban audio, që disponon Presidenti për Ardian Dvoranin

19/11/2019 - 21:54

Këshilltari i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tregoi në se çfarë përmbajnë video audiot, që disponon Presidenti i Republikës për kreun e KED, Ardian Dvorani.

Dervishi thotë se në video dëgjohet që në mbledhje nuk është diskutuar fare për botimin në fletoren zyrtare emrat e kandidatëve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Bledar Dervishi: Në 21 shtator është zhvilluar mbledhja e Këshillit. Është miratuar renditja e kandidatëve për secilën vakancë dhe është mbyllur kështu mbledhja për kujdesin që duhet të tregonte kryetari për mënyrën e dërgimit të listave pranë Presidentit dhe Kuvendit, sipas radhës që dikton kushtetuta dhe ligji për Kushtetuesen. Ka pasur një pauzë mbi 10 ditë që është afati ligjor dhe në datën 8 tetor Presidentit i janë paraqitur dy lista njëherazi për vakancën e parë dhe të tretë. Anëtarët e tjerë të këshillit në datën 21 nuk kanë votuar mbi mënyrën e dërgimit të listave por kanë miratuar vetëm renditjen e kandidatëve.

Sonila Meço: Çfarë do shohin shqiptarët në regjistrim?

Bledar Dervishi: Brenda dhomës së këshillit ka një sistem të regjistrimit audio, për çdo gjë që thuhet. Aty është diskutuar mbi miratimin e listave dhe për kujdesin e dërgimit të tyre në Presidencë dhe Kuvend. Në 7 nëntor kur u bë mbledhja e këshillit është diskutuar edhe aty gjatë nga përfaqësuesi i Presidentit që kam qenë unë dhe ku jam shprehur qartë se Presidenti ka vullnet që shprehet për këtë vakancë, por nuk mund sepse është para një ndalimi kushtetues dhe për këtë arsye ka pezulluar vendimin e tij derisa të shprehet Kuvendi për emërimin e vakancës së dytë. Këshilli në atë mbledhje nuk ka diskutuar në lidhje me botimin në fletoren zyrtare. /Oranews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një automjet luksoz tip “Lamborghini” është kapur nga radarët e policisë ndërsa udhëtonte në bypass-in mes Fierit dhe Vlorës me shpejtësi

Mjeku pneumolog Arjan Mezini tha se rritja e rasteve me COVID në Shqipëri është më e madhe nga sa ai kishte parashikuar se do të ndodhte

E dëmtuar rëndë që nga tërmeti i 26 nëntorit, godina e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ish-drejtoria e Shëndetit Publik në Durrë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së 5 shqiptarëve që po hetohen në Ho

Shoqata e Transportit publik nis punën të hënën, pas kërcënimeve që kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri atyre se "nëse nuk nisin punën do i

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Task- Forca anti-COVID do të vijojë intensifikimin e k

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 67 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stadiumi", i zhvilluar në kushte të larta sigurie nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bash

48 orë nga marrja e tamponëve të punonjësve të ISHSH Durrës dhe AKU Durrës, ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqip