Këto janë mjetet që s’do lëvizin në fundjavë përgjatë sezonit veror

23/05/2018 - 19:04

  Pas njoftimit për kufizimin e trafikut gjatë sezonit veror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar një sërë kategori mjetesh të tonazhit të rëndë që nuk do të lejohen të lëvizin gjatë fundjavave.

Përfaqësues të këtij dikasteri thanë për "scan" se bëhet fjalë për mjetet me peshë mbi 7.5 ton dhe gjatësi mbi 12 metra.

Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë ato mjete, që transportojnë mallra ushqimorë, për të evituar në këtë mënyrë dëmin që mund t’u shkaktohet kompanive apo cenimin e sigurisë ushqimore. Kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi përgjatë periudhës 15 qershor-15 shtator, ndërkohë që do të jetë urdhri i përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atij të Brendshëm që do të përcaktojnë akset rrugore ku do të ketë kufizim qarkullimi.

Paraprakisht përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë me dije se bëhet fjalë për akses që lidhin zonat bregdetare, kryesisht në jug të vendit.  Marrja e këtyre masave vjen në kuadër të garantimit të sigurisë në qarkullim, në një kohë që ka një shtim të fluksit të automjeteve. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje, rritje pagash për arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me DAR Durrës kanë organizuar paraditen e së enjtes një kros masiv, me pjesëmarrjen e 28 shkol

Spirancat detare janë një simbol i hershëm i qytetit të Durrësit.

OSBE shpreh shqetësimin e saj në lidhje me ultimatumin e vendosur për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbyl

Nxirret nga deti anija “Klodi” që u mbyt një ditë më parë në kalatën lindore.

Policia Bashkiake e Durrësit ka reaguar menjëherë brenda ditës, pas protestës që zhvilluan tregtarët e tregut industrial që ndodhet pranë

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.

Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë me dije të gjithë të interesuar për Lotarinë Amerikane se mund t

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut.