Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në Durrës do të kenë shkëputje të energjisë deri në mesditë.

Përmes një postimi në Facebook, njoftohet se bëhet fjalë për Xhafzotaj, Fllakë e Shijak.

POSTIMI I PLOTË

Njoftim për abonentët #Durrës

Stakim, 1 tetor

Për shkak të remontit të parashikuar në një nga fiderat e NST Shkozet, në datën 1 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të stakohet energjia në këto zona në Durrës

Xhafzotaj, Fllake Shijak