KiE i kërkon Shqipërisë mbylljen e spitaleve psikiatrike

13/09/2018 - 21:38

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic, i kërkon Shqipërisë që të mbyllë spitalet psikiatrike në vend.

Në raportin e saj publikuar këtë të enjte (13 shtator), Mijatovic kërkon nga autoritetet shqiptare që të hartojnë një plan gjithëpërfshirës për deinstitucionalizimin e personave me prapambetje intelektuale dhe psikosociale dhe të zëvendësojnë spitalet psikiatrike me shërbime komunitare, duke siguruar mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për individët dhe familjet e tyre pasi ata largohen nga institucionet dhe të ndalojnë përfundimisht institucionalizimin e personave me prapambetje mendore.

Ajo thekson se mbrojtja e fëmijëve dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është përmirësuar në Shqipëri, por autoritetet ende duhet të adresojnë mangësitë e mbetura.

Komisionerja mbetet e shqetësuar për shkallën e lartë të dhunës që raportohet ende.

Mijatovic thekson se është shqetësues fakti se rreth 700 fëmijë ende jetojnë në institucione të kujdesit, ndonjëherë për periudha shumë të gjata kohore pa ndonjë perspektivë të qartë për t'u larguar prej andej para se të rritet.

Ajo nënvizon se sipas standardeve të Këshillit të Evropës, strehimi i fëmijëve të braktisur nga prindërit në institucione përkujdesjeje është përjashtim nga rregulli, duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të përshpejtojë procesin e deinstitucionalizimit, duke i dhënë më shumë mbështetje familjeve për të rritur fëmijët dhe duke krijuar një sistem të ngjashëm me familjen për strehimin e tyre.

Raporti i saj vjen pas vizitës së zhvilluar në Shqipëri më 21 deri më 25 maj 2018, ku u përqendrua tek të drejtat e fëmijëve, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe qasje në ndihmë juridike falas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, u finalizua sot negocimi për Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe shoqërisë së përbashkët

Pas ambasadës amerikane në Tiranë, edhe ajo gjermane ka përshëndetur vendimin e Krimeve të Rënda për dënimin e grupit të Shullazit me 55

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në tregun e hapur (Markatë), Bashkia Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregto

Dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin dhe në total 55 vite për gjithë bandën e tij, Ambasada Amerikane në Tiranë e shikon si një

Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha në një postim në faqen e Facebook-ut ka zbardhur disa nga prapaskenat, që sipas saj, çuan në an

Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një

Këta janë 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun e Vlorës, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg.

Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri.

5 prioritetet kyçe mbeten çështjet kryesore për Bashkimin Europian, kur vjen puna tek rruga që duhet të bëjë Shqipëria drejt anëtarësimit

Pas protestës që u zhvillua në zonën e Astirit nga banorë të cilët preken nga projekti i Unazës së Re, disa prej tyre janë shoqëruar në k