"Kisha frikë për plakun". Përmirësohet gjendja shëndetësore e çiftit dhe zjarrfikësit në Durrës (FOTO)

17/03/2018 - 20:29

   Çifti i moshuar Gëzim dhe Mynyre Tafaruçi, apartamenti i të cilëve u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi konfirmohet për gazetaren e DurrësLajm nga stafi i urgjencës së spitalit, që ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.

Po sipas mjekëve, nesër, ata do të dërgohen në banesën e tyre, pasi nuk paraqesin më asnjë shqetësim për jetën.

Nga komunikimi që gazetarja e DurrësLajm ka pasur me dy të moshuarit, Gëzimi dhe Mynyrja i kanë konfirmuar se ndihen mirë dhe mezi po presin të kthehen në shtëpi.

“Kisha frikë për plakun, por shyqyr e kaluam këtë moment të vështirë”,- tha 72-vjeçarja.

Pranë tyre ndodhet mbesa, e cila ka qëndruar me ta që nga momenti, kur u mësua ngjarja e rëndë.

Stafi i urgjencës së spitalit të Durrësit konfirmon gjithashtu se zjarrfikësi që mbeti i asfiksuar gjatë operacionit për nxjerrjen jashtë apartamentit të çiftit të bashkëshortëve ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është shoqëruar në banesë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.

Në një video që publikoi DurrësLajm, orë më parë, shiheshin çifti i moshuar dhe zjarrfikësi që merrnin ndihmën e parë në rrugë, për shkak të gjendjes së rënduar si pasojë e tymit që kishin thithur.

Rreth orës 11.15 të ditës së shtunë, një apartament në lagjen nr.17 të Durrësit u përfshi nga flakët, të cilat vunë në rrezik jetën e Gëzim dhe Myryre Tafaruçit dhe njërit prej zjarrfikësve që u erdhi në ndihmë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit.

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Majlinda Bregu është kthyer në Tiranë.

Komisioni i BE për Punët e Jashtme (AFET) dhe Liritë Civile, Drejtësisë dhe Punët e Brendshme (LIBE) kritikuan Shqipërinë dhe vendet e tj

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannës Hahn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Një tjetër denoncim nga qyteti i Durrësit, ku përmes një videoje tregohet se si po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e një

Ministria e Brendshme e quan akt terrorist shpërthimin me tritol në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujë.