Kisha organizon kampe verore për fëmijët e Porto-Romanos (VIDEO)

Postuar: 11/07/2018 - 16:30

Atë që nuk e bën as qeverisja vendore e as qendrore, me shumë dashuri dhe përpjekje e bëjnë disa vullnetarë në një kishëz të vogël në zonën e Porto- Romanos.

Ata fëmijë që deri pak ditë më parë ishin duke nxjerrë kanaçe nga fusha e plehrave janë nxjerrë nga bataku dhe u janë rikthyer lodrave dhe argëtimit fëmijëror në kurse verore nga disa të rinj, vajza e djem që kanë mbërritur nga Malta si përfaqësues të kishës.  

Fëmijët e kësaj zone së bashku me prindërit e tyre kryenin atë punë që duhet ta bëjë një fabrikë riciklimi. Për të mbijetuar, ata diferenconin kanaçet e plastikës në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Durrësit që gjendet në lagjen e tyre.

Fëmijët kanë lindur këtu, ndërsa prindërit e tyre vite më parë erdhën kryesisht nga zonat më të thella malore. Fëmijët nuk njihnin asgjë tjetër përveç ambientit ku lindën. Por jetesën e tyre ka nisur ta ndryshojë kisha Katolike Françeskane e cila ka hapur dyert për fëmijët e këtij komuniteti.  

Vansi është 10 vjeç. Ai dhe shkokët e tij të lagjes, nuk ishin lëkundur asnjëherë në lisharëse apo të loznin në një fushë futbolli pasi ata shkonin te fusha e mbetjeve dhe mblidhinin kanaçe. Me hapjen e kurseve verore nga vullnetarë të Kishës Katolike, 10-vjeçari dhe 60 fëmijë të tjerë kanë një mundësi ku mund të argëtohen.

Edhe 8-vjeçarja Gisela thotë se nuk ishte argëtuar asnjëherë më parë në një park me lodra. "Problemi i madh është se ne nuk i hapim dot dritaret. Tymi i djegies së plehrave mbyt gjithë lagjen", thonë vogëlushët .

At Bernard Caurana tha se Kisha Françeskane, ka hapur dyert për këtë komunitet që gjendet 200 metra larg prej fushës së plehrave duke ofruar kurse falas për 60 fëmijë çdo ditë. 

Kreu i Kishës i rikujtoi kryemistrit Edi Rama premtimin që dha para ca ditësh për komunitetin, që fushën e mbetjeve urbane të Durrësit ta kthejë në një park të gjelbëruar për zonën.

Një ditë në parë ishte Këshilli Bashkiak në Durrës që miratoi projektvendimin mbi shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në territorin e Bashkisë Durrës.

Ndjekim reportazhin:

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë ë

   Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme u lirua nga detyra më 19 shtator, sipas një urdhri të rrjedh

   143 persona kanë humbur jetën gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në aksidente rrugore.

29 prej viktimave ishin femra.

   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.164/2017 për veprën penale  “Tr

   Qeveria ka zyrtarizuar tenderin për të dhënë me koncesion për 20 vjet kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve.

Çështja “Shullazi” vijon të përplasë prokurorë të Krimeve të Rënda dhe kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.

Pak ditë pas aksionit të IKMT-së në Jalë për prishjen e 9 objekteve që nuk dispononin dokumente dhe ishin në tokë shtetërore, kreu i Insp

Dosja “Shullazi”, ka shkaktuar një kaos të vertetë brenda ambiente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku Prokurorja e Përgjithshme Arta

I gjendur në mes të Durrësit sheshi "Veliera" ka lënë një impakt jo të mirë tek mijëra turistë që na kanë vizituar këtë sezon veror.

Si pasojë e mungesës së prokurorit është shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore për ish- drejtorin e Policisë së Vlorës,