Kishte frikë mos i mërzitej burri?! Të jetë kjo arsyeja pse gjyqtarja e Durrësit nuk ia dha mandatin Sakos...

17/07/2019 - 23:04

Ditën e sotme, Valbona Sako, kandidatja e PS-së që fitoi në Durrës në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk e mori mandatin pasi gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi të mos ia japë.

Sipas Margjekës, shkak për mosdhënien e mandatit është regjistrimi i kandidates të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Mirëpo nisur nga kjo situatë në disa portale ka filluar të qarkullojë nje tjetër ‘arsye’. Gazeta Tema dhe Shqiptarja.com, shkruajnë se bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka është një simpatizant i flaktë i PD-së dhe se kjo gjë ka ndikuar në vendimin e Margjekës.

“Ajo nuk ka dashur të futet në sherr me të shoqin, që është një militant i flaktë i PD-së dhe merr pjesë në çdo protestë të kësaj të fundit,”- shkruan Tema ndër të tjera.

Gjithashtu janë publikuar edhe disa foto ku bashkëshorti i gjyqatres shihet prezent në çdo protestë të Partisë Demokratike dhe shprehet: Asnjë hap pas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport të fundit për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen social ekonomike ndaj Covid-19 ka

50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 "Shefqet Ndroqi" në luftë kundër Covid19.

Pemët dekorative që prej vitesh zbukuronin një pjesë të rrugës “Egnatia”, nga stacioni i vjetër i trenit deri te hyrja e Portit Detar sot

Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmarteso

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur prishjen e dy pallateve pesë katësh në Hamallaj, Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila u bën thi

Sekuestrohet ish-hotel "Vollga" në Durrës.

Edhe sot pritet mot i paqëndrueshëm në vendin tonë.

Ashtu sikurse mediat dhe autoritetet greke kishin njoftuar, pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë do t’u nënshtrohen rregullave dhe orare

 Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytet, ku deklaroi se mjekët e familjes po