Në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak Durrës u miratua nga këshilltarët sekretarja e re, Dorina Milja.

Milja zë vendin e Armand Tragajt, i cili u shkarkua në mbledhjen e sotme, pasi ishte tentuar të shkarkohej edhe para 3 javësh, në mbledhjen urgjente të thirrur për miratimin e fondit të emergjencës për tërmetin e 21 shtatorit.

Dorina Milja është diplomuar në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Tiranës dhe për shumë vite punon si juriste pranë Ndërrmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit Durrës.