Kjo është shtëpia ku pasditen e sotme u konsumua tragjedia e trefishtë, ku 3 trenjakë humbën jetën në shtëpinë e tyre për shkak të zjarrit që përfshiu dhomën ku po rrinin 3-vjeçarët.

Në familjen Konçi, në fshatin Romanat të Durrësit, të gjithë janë të shokuar.

Dhoma ku ndodheshin vogëlushët është djegur thuajse tërësisht.

Në vendngjarje ka mbërritur fillimisht zjarrfikësja e Shijakut, por fëmijët e mitur janë gjetur të pajetë, të asfiksuar nga tymi i shkaktuar nga zjarri.

Në kohën kur ra zjarri në shtëpinë e familjes Konçi, zona ishte përfshirë nga moti i keq.

Trupat e tre të miturve ndodhen në morgun e spitalit të Durrësit, në pritje të autopsisë.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka sqaruar se zjarri i pasdites së sotme nuk ka lidhje me shpërthimin e ndonjë bombole gazi, por ka qenë aksidental.

Sipas ISHTI, fëmijët dyshohet se kanë qenë duke luajtur me shkrepëse kur ka ndodhur aksidenti.

K.H.