KLGJ pezullon Roland Hysin

10/01/2019 - 20:37

Pas arrestimit të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka pezulluar atë nga detyra. Deri në përfundim të hetimeve gjyqtari i përfshirë në skandalin e transmetuar në emisionin “Stop” nuk mund të ushtrojë funksionin. Në reagimin e një ditë më parë, KLGJ shprehu indinjatën e thellë për rastin, duke nënvizuar se ngjarja ka cënuar figurën e gjyqtarit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor nxiti shqyrtimin dhe verifikimin e plotë të gjithë kësaj ngjarje, nga strukturat përkatëse.

Hysi shfaqet në pamjet e kamerës së fshehtë teksa i merr 500 euro një gruaje të divorcuar, për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës. Hysi nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi kërkoi edhe favore seksuale prej saj.

Të mërkurën, emisioni “Stop” transmetoi pjesë të tjera nga videoskandali. Gjyqtari Hysi dhe psikologja pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda ditën e premte, ku do njihen me akuzat e korrupsionit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Ledion Lako bën të ditur se të mërkurën, më 26 qershor 2019, nisi lundrimin anija turistike “

Këshilli i Evropës konfirmon vendimin e tij për të mos dërguar vëzhgues për votimet e 30 qershorit ne Shqiperi.

Në Durrës ka nisur sot lundrimi i anijes së parë turistike, Happy Regina, duke shtuar kapacitetet për turistët, të cilët vizitojnë Shqipë

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm dhe njëherasi edhe zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka folur sërish sot lidhur me emigracion

EU reporter, platforma e lajmeve multimediale europiane me bazë në Bruksel, ka publikuar një artikull në lidhje me zgjedhjet lokale të 30

Këshilli i Evropës (KiE) anuloi të mërkurën, në momentin e fundit, dërgimin në Shqipëri të delegacionit nga Kongresi i Autoriteteve Lokal

Më 26 qershor 2019, në Drejtorinë e Përgjithshme Detare (DPD) mbërriti kontrata e nënshkruar me Bankën Boterore (BB) për financimin e pro

Që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë dërgohen vazhdimisht me mision jashtë vendit.