Departamenti i Shtetit Amerikan, DASH ka publikuar raportin për klimën e investimeve në Shqipëri. DASH thotë se investitorët e huaj përmendin si problem kryesor korrupsionin. Në raport nënvizohet se për investitorët e huaj, klima e investimeve mbetet problem.

Më tej, thuhet se Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes.

“Investitorët raportojnë gjithashtu shqetësime për legjislacionin. Favorizohen kompani të lidhura me politikën”, saktësohet në raportin e DASH.

Po ashtu, në raport theksohet se rritja e kontratave PPP ka ulur mundësinë e konkurrencës në treg. Në raport thuhet se Shqipëria perceptohet si vendi më i korruptuar në Europë.