KLP-ja rikthen sërish në Tiranë ish-kryeprokuroren Arta Marku (7 VENDIMET)

26/03/2020 - 17:58

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë shtatë vendime të rëndësishme. Pesë prokurorë janë caktuar përkohësisht drejtues prokurorish, ndërsa ish-kryeprokurorja Arta Marku nga Apeli i Shkodrës është rikthyer sërish në Tiranë, këtë herë në Gjykatën e Apelit përkohësisht deri më 30 qershor të këtij viti.

Vendimi i shtatë lidhet me mbarimin e mandatit për anëtarin e KLP-së, Arben Dollapaj, që u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Nisur nga udhëzimet e qeverisë shqiptare për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të shkaktuar nga virusit Covid 19 në vendin tonë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë thotë se vendimet i ka marrë në formë qarkulluese.



Vendimet e plota

Në kuadër të udhëzimeve të qeverisë shqiptare për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të skaktuar nga virusit Covid 19 në vendin tonë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka miratuar me anë të vendimeve qarkulluese shtatë projekt-akte, Përkatësisht, gjashtë caktime të përkohëshme dhe nje vendim për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbështetur nё nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së  Shqipërisë, në nenin 59 pika 1 dhe 4, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe në Rregulloren “Pёr caktimin e përkohshëm tё prokurorëve” miratuar me Vendimin nr. 64, datë 15.04.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e ndryshuar, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi gjatë ditës së sotme miratimet e përkohshme si vijon;

z. Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, përkohësisht  nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Z. Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.  Z. Ajazi do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, përkohësisht  nga data 26.03.2020 – 25.06.2020.

Znj. Arta Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do tё ushtrojё funksionin e Prokurorit  për një periudhë kohore nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Znj. Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, nga data 29.03.2020 – 28.06.2020

Znj. Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, nga data 27.03.2020 – 26.06.2020.

Znj.Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu, bazuar në nenin 149/b, pika 1, gërma d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në  nenin 66/3 të ligjit nr. 84/2016 ”Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit nr. 115/2016 ”Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, pasi u njoh me vendimin nr.04 datë 12.03.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe relacionin e përgatitur nga Komisioni i Disiplinës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Kujtojmë se të gjitha vendimet e marra i janë prezantuar paraprakisht të gjithë anëtarëve përmes rrugëve elektronike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 400 numri i të prekurve me koronavirus në vend.

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në pyjet e malit të Krujës, ndërkohë që raportohet se deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje p

Biznesmeni shqiptar Martin Shkreli, i cilësuar si shqiptari më i urryer në SHBA pasi rriti 750 dollarë për pilulë çmimin e një medikament

Gjatë orëve të vona të natës, kur të gjithë qytetarët janë të ngujuar në shtëpitë e tyre nga izolimi për shkak të koronavirusit, ndërsa e

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri dhe do të karantinohen 14 ditë në një hotel të Korçës.

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar në pjesën më të madhe të ditës.

Ndërsa Shqipëria vijon të jetë nën efektin e masave të izolimit social, në një lidhje në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Oge

Kurba e koronavirusit në Itali ka filluar të bjerë.

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga qever