Në zonën e Kodër Vilës në përfundim të fazës së parë të fushatës së pyllëzimeve është organizuar një aksion me pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.

Sipas Prefektit të Qarkut të Durrësit, Roland Nasto, në këtë  sezon janë mbjellë 2672 pemë të llojeve të ndryshme, përshtatur sipas tipologjisë së tokës dhe rajonit.

Me këtë pyllëzim të Kodër Vilës, ku u mbollën 170 pisha, përfundon njëkohësisht faza e parë e gjelbërimit. Aksioni për fazën e dytë do të shtrihet deri në fund të muajit maj.

E konsideruar dikur mushkëria e gjelbërt e qytetit të Durrësit, sot Kodër Vila është masakruar nga ndërtimet shumëkatëshe dhe shtëpitë private të ndërtuara gjatë viteve të demokracisë.

K.H.