E diela me diell ka bërë që persona të shumtë t’i drejtohen sot bregdetit të Durrësit.

Qytetarë nga Durrësi, Kosova e të huaj e kanë shfrytëzuar kohën e bukur për të marrë rreze dielli duke ecur përgjatë rërës.

Madje disa prej tyre kanë filluar edhe plazhin sikurse mund të shihet në video, qytetarët kanë zhveshur rrobat e dimrit dhe janë futur në ujë.

“Kur vjen këtu, futesh me një botë tjetër. Ka më kënaqësi se të jesh afër detit. Është kënaqësi për ne durrsakët me këtë bregdet që kemi.”

“Jemi pensionistë të dy dhe e frekuentojmë. Të gjitha të mirat i ka plazhi.”, shprehen disa nga qytetarët.

Moti me diell dhe temperatura të larta na kanë shoqëruar prej disa ditësh, duke sjellë ditë vere edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë.

Ndërkohë sezoni turistik është çelur tashmë dhe vendi pritet të vizitohet nga turistë të shumtë këtë sezon ndonëse pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar.