Ajo çfarë po i torturon këto ditë qytetarët në Durrës veç mbylljes në shtëpi kur moti deri dje ishte kohë pranvere, janë edhe koshat e mbeturinave që nuk pastrohen.

Rritja e konsumit të ushqimit nga familjet durrsake ka bërë që koshat të tejmbushen me plehra, të cilat në shumë raste derdhen edhe në tokë siç duket  në fotot e shkrepura në lagjen nr.2 në Durrës.

Po ndërsa për t’u mbushur me mbeturina nga qytetarët duhet pak kohë, e kundërta ndodh për t’u pastruar nga ana e punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërim-Pasrimit.

Në këto ditë të vështira për vendin tonë ku pastërtia e ambientit ku jetojmë kërkohet të jetë në nivelin maksimal, për t’u mbrojtur nga koronavirusi, banorët apelojnë që autoritetet t’i kushtojnë më shumë vëmendje dhe kujdes kësaj problematike.

Jo pak herë qytetarë të shumtë në Durrës kanë ngritur shqetësimin e tyre në redaksinë e “DurrësLajm” për këtë situatë alarmante në kohë koronavirusi.