Kokaina në Durrës/ Dy të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel

Postuar: 14/03/2018 - 15:53

Armando Pezaku shoferi që transportoi 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas dhe menaxhari i kompanisë “Arbri Garden” Donald Lushaj kanë apeluar masat e sigurisë arrest me burg caktuar 10 ditë më parë.

Ata pretendojnë se nuk kanë pasur dijeni për lëndën narkotike që u gjet në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit me banane të ardhur nga Kolumbia.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të shqyrtojë kërkesat e dy të rinjve në datën 20 Mars.

Pezaku dhe Lushaj janë dy të arrestuarit e vetëm deri tani për super ngarkesën e kokainës. Ndërsa në kërkim vazhdon të jetë pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

Gjetja e 41-vjeçarit për Policinë dhe Prokurorinë shqiptarë është shumë e rëndësishme. Në adresën e dhënë në Gjermani Çekaj nuk është gjetur nga autoritet e atij vendi, duke shtuar misterin mbi roli që ai ka patur në trafikun e kokainës

Disa letër porosi janë dërguar në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentine vende me të cilat “Arbri Garden” kishte marrëdhënie tregtare. Autoritetet u jane drejtuar edhe autoriteteve  në Itali pasi ka dyshime se konteneiri është kontrolluar në portin e Livornos. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për pjesën e parë të ditës së sotme parashikohet mot i kthjellët, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira ka

   Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi ka humbur një njeri të dashur.

   Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme, në orën 21:04 në Gjirin e Lalzit.

   Në qarkun e Durrësit, fillimi i këtij viti të ri shkollor solli edhe bashkimin e disa shkollave me qëllim eliminimin e fenomenit të kl

   Në të ardhmen, të gjitha rrugët të cilat kanë standardet e një autostrade do të jenë me pagesë.

Prej ditës së hënë, nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor në të gjithë Shqipërinë.

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Drejtoresha e Open Date Albania, Arianita Brahaj përmes një statusi në Facebook, tregon një histori kërcënimi nga një biznesmen.

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar sot se ditën e nesërme (datë 19.9.2018) qyteti do të vuajë mungesën e uji të pijshëm.

Barba Bala, një prej banorëvë autoktonë të Himarës, që së bashku me 4 djemtë e tij u zhvendosën nga Himara në Jalë në 1990-n, në një inte