Një ditë përpara zgjedhjeve, institucionet e rëndësisë së veçantë dhe selitë diplomatike janë marrë në mbrojtje të përforcuar.

Nga një vëzhgim i bërë shihet se në afërsi të këtyre institucioneve dhe selive të ambasadave, përveç forcave të sigurisë jane pozicionuar edhe efektivë komando të ushtrisë.   

7400 policë do të përfshihen për ruajtjen e sigurisë në procesin zgjedhor. Kreu i policisë së shtetit, Haki Çako bëri apel qe të gjithë të denoncojnë të gjitha rastet e shitblerjes së votës.

Çako kërkoi të denoncoheshin edhe rastet e përfshirjes së efektivëve të policisë në shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Numri një” i policisë së shtetit tha se policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së këtij procesi.