Komisioni i BE-së për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos tha se misioni i FRONTEX në Shqipëri, është një etapë e re e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

"E dimë që sot jemi këtu për të celebruar një ngjarje të rëndësishme një etapë të re për Shqipërinë e BE. 6 muaj më parë në Tiranë nënshkrova marrëveshjen këtë marrëveshje statusore me këtë komb të madh për menaxhimin e kufirit. Kjo marrëveshja është e para dhe e vetmja e këtij lloji, desha ta theksoj është operacioni i parë në botë, me një vend jo shtet anëtar të BE. Kjo jo vetëm shënon një fazë të re mes BE e ballkanit por është edhe një hap më tej drejt operacionalizimit të agjensisë. Mënyra e vetme është të punojmë ngushtësisht së bashku si fqinj e parnter. Ajo që ndodh në Shqipëri e Ballkan prek BE e anasjelltas. Siguria e qytetarëve është në qendër të vëmendjes tonë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan me të cilin BE po shkon para me këtë kaputll të ri. Është një hap i rëndësishëm që na bashkon më shumë. Duhet të jemi vigjilentë. Marrëveshja statusore, do na ndihmojë në këtë përpjekje. Këto janë elementë të rëndësishëm të bashkëpunimit. Lëvizja pa viza është një arritje madhore, që sjell të mira për të gjitha palët, ndaj duhet ta ruajmë si të tillë. Skuadrat do kryejnë kontrolle e vëzhgime për të parandaluar kalime të paautorizuara. Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj, asnjë pikë dyshimi sa i përket sovranitetit kombëtar. Skuadrat mund të ushtrojnë kontroll në prani të rojës kufitare shqiptare. Sfidat i kemi të përbashkëta, dhe e tillë duhet të jetë edhe përgjigjja jonë. Marrëveshja statusore do të na lejojë të punojmë më mirë së bashku. Prioriteti kyc të kemi marrëdhënie të forta me fqinjët në partneritet, ju përfshin ju. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, sfidat i kemi të përbashkëta, ato nuk njohin kufij." u shpreh Avramopulos.