Komisioni Evropian: Nuk komentojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin

20/09/2019 - 18:55

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk pranon të bëjë komente mbi çështjen.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, thotë: “Ne nuk komentojmë në çështje apo vendime individuale, sepse BE respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”

Në përgjigjen e kthyer nga Koçijançiç theksohet edhe fakti se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda do të apelohet dhe procesi do të vijojë.

Saimir Tahiri u dënua me pesë vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të jetë në shërbim prove, duke mos bërë asnjë ditë burg. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas parashikimit të meteorologëve, vranësirat e shpeshta do mbeten prezente në territorin shqiptar sot, duke sjellë reshje afat shkurtr

Aktori i njohur Naum Shundi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, deklaroi se është ndjerë shumë keq pë

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme ku

Linja ajrore ekonomike Wizz Air deklaroi se do të operojë me një bazë të re në Tiranë.

Duke filluar nga dita e hënë, hotelet në të gjithë vendin do të kenë akses për të aplikuar për hapjen e plazheve private.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u miratua lista parapake me emrat e 8782 qytetarëve, që pritet të përfitojnë g

462 qytetarë të Durrësit janë refuzuar për të përfituar dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, megjithëse kanë aplikuar në pr

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe

Nuk dimë nëse ka qenë një moskoordinim mes institucioneve apo gabim i policisë në urdhrin e saj por brenda ditës së sotme Policia e Shtet

Jahti superluksoz Al Mirqab është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.