Shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj. Mësohet se gjatë seancës për vendim ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.

Haxhiraj ka qenë në hetim për kriteret e pasurisë së tij, ku gjatë seancës dëgjimore të 14 janarit  u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha, një kundravajtje penale për pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicionin e drejtuesit.

Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.