Komiteti i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi masat kufizuese që ishin deri më sot, 2 dhjetor.

Në një dalje për mediat, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se masat do të mbeten në fuqi për një periudhë pa afat.

“Komiteti i Ekspertëve mori vendimin unanim për t’i vijuar këto masa. Ndalohen tubimet, konferencat, ceremonitë e festave dhe ato mortore. Do vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00. Do të kufizohet në këto orare edhe puna në Fast-Food. Universitetet do të vazhdojnë online, administrata do të punojë online, ndërsa shkollat me mësim të alternuar. Këto masa do të vijojnë për një periudhë pa afat”, tha zv.ministrja Rakacolli.