Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot që ora policore të vijojë dhe në javët në vijim, po ashtu dhe në universitete mësimi të jetë online.

Lajmi është bërë publik nga anëtarja e Komitetit, Mira Rakacolli, e cila argumentoi se është rritur incidenca e përhapjes në dy javët e fundit.

“Ajo që kemi parë me vëmendje në këto dy javë, është se është rritur incidenca tek moshat e reja. Edhe pse nuk ka shtrime në spital, por dhe të vdekjeve, këto tregues flasim për një vëmendje më të madhe për situatën dhe të ndalohet precipitimi i situatës në vend. Ndaj kemi vendosur që të vijohet me orën policore, të mos ketë fluturime me Britaninë e Madhe dhe mësimi online të vijojë online. Kjo pasi studentët në konvikte mund të rrisë rrezikun për infektime. Po ashtu studentët kur të kthehen në shtëpitë e tyre dhe mund të shpërndajnë në qytete që tashmë janë më pak të rrezikuara. Vendosëm që të vazhdojmë me mësim online sepse është në të mirë të shëndetit të studentëve, në të afërme të tyre dhe të shëndetit publik. Është një vendim që nuk është marrë vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera”, u shpreh zëvendës ministrja