Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur sot për situatën epidemiologjike në vend, ku u shpreh se incidenca është me tendencë në zbritje.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli bëri me dije vendimin e marrë për të rikthyer në klasa nxënësit e viteve të para dhe të dyta në gjimnaze.

“Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë, pra të futen në skenarin e kombinuar.” tha Rakacolli.

Ndërkohë mbeten të pandryshuara masat e tjera anti-COVID të vendosura më parë.