Mbyllet greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit. 10 grevistët e ngujuar në mjediset e qendrës shëndetësore pranë uzinës së Ballshit kanë lënë sot mjediset e grevës së urisë.

Grevistët kanë deklaruar se u kanë kaluar tre paga të prapambetura, ndërsa do të rikthehen për takimin që është planifikuar në orën 15:00 me përfaqësues të kompanisë që administron këtë uzinë.