Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për sulmet në Francë: Fyerja e së shenjtës së tjetrit nuk është "liri shprehje"

30/10/2020 - 12:47

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me sulmet terroriste që ndodhën në Francë, ku humbën jetën disa persona.

Në një postim në faqen zyrtare të KMSH-së në Facebook, vrasjet cilësohen të pajustifikueshme ndërsa dënohen të gjitha sulmet kundër jetës së njeriut.

Më tej, në postim theksohet se ndihen të shqetësuar për reagimet ndaj kësaj çështje edhe në mediumet e Tiranës, ku hera-herës, persona jokompetentë, në emër të "lirisë së shprehjes", i bashkohen fyerjeve ndaj Profetit (a.s.).

Sipas tyre kjo është një sjellje që nuk ndihmon në frymën e tolerancës fetare, për të cilën populli shqiptar krenohet aq shumë.

POSTIMI I PLOTË

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me vëmendje ngjarjet e fundit në Francë. Ne dënojmë ashpër aktin e vrasjes së një mësuesi francez, kryer nga një adoleshent. Vrasja është e pajustifikueshme, është akt makabër.

Nga ana tjeter, është e papranueshme fyerja e simbolit të paqes e urtësisë, Profetit Muhamed (a.s.). Fyerje e cila është e përsëritur në disa mediume franceze e më gjerë.

Këto ngjarje fyejnë rëndë çdo mysliman, në çdo vend ku ndodhet.

Gjithashtu, ne ndjekim me shqetësim reagimet për këtë çështje edhe në mediumet e Tiranës, ku hera-herës, persona jokompetentë, në emër të “lirisë së shprehjes”, i bashkohen fyerjeve ndaj Profetit (a.s.).

Kjo nuk ndihmon në frymën e tolerancës fetare, për të cilën populli shqiptar krenohet aq shumë.

Fyerja e së shenjtës së tjetrit nuk është “liri shprehje”.

Liria e shprehjes duhet të hyjë brenda një kornize të përgjegjësisë sociale që ruan të drejtat e tjetrit!

Ne i bëjmë thirrje gjithë besimtarëve myslimanë me kombësi shqiptare, rezidentë në Francë, të jenë të përmbajtur përballë situatave të tilla!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e sotme, në nderim të 51 viktimave që humbën jetën një vit më parë nga tërmeti me magnitudë 6.4 Rihter, u ndezën qirinj pranë pa

Mjeku Leonard Solis tha në emisionin “Opinion” se situata pandemike me klinikën aktuale që po paraqet, do të vazhdojë të paktën edhe për

Ministrja Ogerta Manastirliu në një lidhje në emisionin “Opinion” tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese 3 gjyqtarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandal

Bashkia Durrës njofton se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Ti

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se nga 1 dhjetori klasat e arsimit fillor dhe maturantët do të vijojnë mësimin në shkolla dh

Policia e Shtetit ka gjobitur 659 qytetarë për për mosvendosjen e maskave mbrojtëse anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit.

Të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist Durrës kanë përkujtuar sot viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë.

Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe me mjete të komunikimit elektronik.