Konferenca e donatorëve/ Liderët evropianë: BE në solidaritet me Shqipërinë

14/12/2019 - 13:18

Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencën e donatorëve.

“Bashkimi Evropian është në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh.”, kështu thanë udhëheqësit e BE.

Inxhinierë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, me mbështetjen e Ekipit të Mbrojtjes Civile të BE-së, kanë vlerësuar 1.850 ndërtesa që janë identifikuar si kritike nga autoritetet shqiptare në 10 bashki të prekura.

Vlerësimi u përqendrua në përcaktimin e qendrueshmërisë strukturore të ndërtesave dhe të kuptuarit e shkallës së dëmtimit, në mënyrë që të planifikohet faza e rikuperimit. Ndërsa inxhinierët shqiptarë po i udhëheqin këto vlerësime, ekspertët ndërkombëtarë vazhdojnë të ndajnë njohuritë e tyre dhe të ndihmojnë aty ku është e nevojshme, deri në përfundimin e misionit të tyre.

Duke vizituar ekipet në terren, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha: “Inxhinierët ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë po punojnë ngushtësit së bashku në zonat e prekura. Ka një angazhim mbresëlënës nga të gjithë inxhinierët në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Inxhinierët ndërkombëtarë gjithashtu po trajnojnë intensivisht kolegët shqiptarë, duke u dhënë ekspertizën teknike përpara largimit të tyre.”

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, tha: “Ishte shumë mirë që ramë dakord të zhvillonim një konferencë donatorësh për Shqipërinë në Tiranë para fundit të janarit. Ishte shumë inkurajuese të shikoje menjëherë mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare për të qenë krah njerëzve në Shqipëri, kryesisht edhe për të përgatitur rindërtimin në rajonin ku do të jetë e nevojshme. Do të ketë një periudhë të gjatë rindërtimi që do të jetë e nevojshme.”

Kujtojmë se pas tërmetit me magnitudë 6.4, që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare dërguan menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi, si dhe ndihma materiale.

Pas fazës së kërkim-shpëtimit, BE-ja ndihmoi për mobilizimin e inxhinierëve strukturorë nga Italia, Greqia, Kroacia, Qiproja dhe Franca për të vlerësuar dëmet. Vlerësimi i dëmit është bërë nga inxhinierë shqiptarë së bashku me 75 inxhinierë të huaj strukturorë, të cilët po punojnë ngushtësisht në ekipe të përbashkëta. Ekipi i Mbrojtjes Civile të BE-së do të mbetet në dispozicion për të ofruar mbështetje për inxhinierët shqiptarë deri në largimin e tyre të planifikuar në 20 dhjetor 2019.

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, mbajti vizitën e tij të parë në terren si Koordinator i Evropës për Reagimin ndaj Emergjencave në Shqipëri në 5 dhjetor, një ditë pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do ta mbështesë popullin shqiptar me 15 milion € pas tërmetit shkatërrimtar.

BE-ja ka ndarë gjithashtu 300.000 € në fonde të menjëhershme të emergjencës për t’u siguruar njerëzve të prekur strehim, ushqim dhe mbështetje psiko-sociale.

Pas një kërkese nga autoritetet shqiptare, një vlerësim i nevojave pas katastrofës (PDNA) është duke u përgatitur nga BE-ja, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte, kjo godinë is

Specialisti civil pranë Forcës Detare në Plepa, Shefqet Kërcelli, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur dritë mbi historinë 40-vjeçar

Mejte Shera, nëna e dy vëllezërve që vranë Abdulla Budllën, ka treguar para policisë se si një lidhje intime që ajo kishte me 71-vjeçarin

Mjeku Pëllumb Pipero gjatë një interviste televizive në abc neës, bëri të ditur se shifrta e rasteve aktive në vend duhet të jenë 2 apo 3

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, fiton betejën dhe shërohet nga koronavirusi.

Pas reagimit zyrtar të ambasadës amerikane mbi veprimtarinë e SPAK dhe Policisë, ku theksohej se këto institucione nuk mund të shantazhoh

Ambasada amerikane në Tiranë, thotë se SPAK duhet të lejohet të bëjë punën pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre në Pogradec, ku Olsi Çekiçi vrau nënën e tij.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Në zbatim të misionit që Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Indu