Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Konferenca ndërqeveritare, KE nuk konfirmon mbajtjen e saj me Shqipërinë në qershor

03/05/2021 - 20:12

Raportimet se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë për negociatat e anëtarësimit do të mbahet në muajin qershor, Komisioni Europian nuk i konfirmoi, por bëri të qartë se Tirana dhe Shkupi nuk do të ndahen në procesin e integrimit.

“Ajo që mund t’iu them është se, siç e kemi përsëritur shpeshherë, presim me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është një pozicion shumë i qartë nga ana e Komisionit Europian”, deklaroi Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian

Zëdhënësja bëri të ditur dhe hapat që duhen bërë që të niset me hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Që kjo të ndodhë, Këshilli duhet të dakordësohet për kornizën e negociatave, për të cilën Komisioni e ka dërguar shumë kohë më parë propozimin e tij. Ndaj jemi në këtë pikë, Komisioni Europian pret që presidenca të gjejë një kohë të përshtatshme për të mbajtur konferencën e parë sa më shpejt me të dyja shtetet”, vijoi ajo.

Në të njëjtën linjë edhe Gjermania, që nuk pranon ndarjen e Tiranës dhe Shkupit në procesin e integrimit. Për ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, “në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra”.

Zgjedhjet parlamentare dhe raporti i OSBE/OHDIR për mbarëvajtjen e procesit pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE me Shqipërinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hiqet tenda në sheshin "Liria" në Durrës, e ngritur për procesin e vaksinimit masiv të qytetarëve për moshat +65 vjeç.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, neutraliz

Profesor Tritan Kalo ka dhënë lajmin e mirë mëngjesin e sotëm se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv që nuk është paraqitur

Më 11 janar, një zhurmë e fortë matrapiku dëgjohej në mes të Bulevardit Dyrrah – arteria kryesore e Durrësit, e cila e merr emrin nga top

Një ditë pasi portali "DurrësLajm" publikoi foto dhe video të situatës së krijuar në qytet për shkak të grumbujve me mbeturina, koshat e

Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, tashmë i është kthyer punës në galeri, pas

Këtë të shtunë, deri në orët e mesditës territori do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat do të krijojnë mundësi për sh

Ibrahim Didani është kambisti, i cili ra pre e grabitjes sot në mbrëmje nga tre persona në Sarandë.

Autoriteti Portual Durrës shpall konkursin për 2 (dy) vende vakante prane Forcës së Sigurisë Portuale Durrës per pozicionin e punës: