Prokurori i Krimeve të Rënda si dhe kandidat për në SPAK, Edvin Kondili është konfirmuar në detyrë.

Gjatë procesit të rivlerësimit të një dite më parë, Kondili rezultoi me të 3 komponentët në rregull.

Ndërkohë në orën 14:30 pritet të jepet vendimi për kandidatin tjetër për në SPAK, prokurorin pranë Krimeve të Rënda, Eneid Nakuci.