Është konfirmuar në detyrë prokurori i Apelit në Vlorë, Kleanth Zeka. Vendimi u mor sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli dhanë miratimin për Zekën, pasi rezultoi i pastër në të tri kriteret e vlerësimit.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme priten vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe për Simon Pashuku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Arben Vrioni, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.