Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu.
Doloreza Musabelliu, e cilësuar ndryshe edhe si "gruaja e hekurt", kandidate për Prokurorinë e Posaçme në seancën dëgjimore të 3 dhjetorit, ka hetuar dosje të rëndësishme.
KPK konstatoi edhe disa mospërputhje në pasurinë e bashkëjetuesit të prokurores Doloreza Musabelliu, pasi vetë prokurorja nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, por vetëm pagën.
Por në fund vendosi konfirmimin e saj në detyrë. KPK ka thirrur në seancë dëgjimore edhe gjyqtarin e Krimeve të Rënda Klodian Kurushi.