Pasditen e sotme u raportua për një grindje mes simpatizantëve të PS-së e LSI-së në qytetin e Durrësit, ndërsa policia ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku thuhet se sherri mes të rinjve nuk ka patur arsye politike.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se janë konfliktuar simpatizantët e dy subjekteve politike, sqarojmë se:

Në lagjen Nr.17/1, për motive të dobëta janë konfliktuar dy shtetas. 

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Xh.M. 26 vjeç,  I cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Sqarojmë që konflikti nuk ka ndodhur për motive politike, por si rezultat I një konflikti të mëparshëm në shtetin italian midis autorit dhe të dëmtuarit (për arsye punësimi).

Është identifikuar autori i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.