Siç shihet nga pamjet e operatorit të DurrësLajm, protestuesit kanë tentuar disa herë të thyejnë kordonin e policisë. 

Në pamjet filmike duket edhe një efektiv që është lënduar lehtë nga shtyrjet me protestuesit, por pak pas çastesh ai ngrihet sërish në këmbë.

Ndërkohë në këto çaste ka përfunduar protesta e opozitës. Ka nisur shpërndarja e protestuesve, ndërkohë që të fundit largohen drejtuesit e degës dhe ish-deputetët.