Këshilli Bashkiak i Shkodrës është konstituuar pas një mbledhje e cila zgjati për afron 90 minuta. Në krye të këshillit bashkiak u zgjodh zgjedhur me 47 vota Brisela Kadia, ndërsa dy vota kanë qenë të pavlefshme. 

Po kështu janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e Këshilli Bashkiak, Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj. Kryetarja e re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme.

"Ky këshill fillon punë në një situatë të pazakonte, ku disa parti kanë lënë jashtë votuesit e tyre. Do të punojmë për të gjithë. Do të jem e drejtë dhe e paanshme ne të drejtë të ligjit për të shërbyer për Shkodren dhe shkodranët" ka thënë ndër të tjera Kadia.