Kontroll bizneseve pasive. Në sitë nga tatimet për fshehje taksash

23/10/2018 - 17:13

Bizneset e deklaruara si pasive në tatime, por që në të vërtetë vazhdojnë aktivitetin do të kalojnë në vlerësim tatimor nga zyra.

Administrata tatimore thotë se ka identifikuar të gjitha subjektet, të cilat edhe pse deklarohen si pasive nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre.

Gjergji Duro, drejtor i riskut te Tatimet, thotë: “Kategoria e tatimpaguesve që rezultojnë me importe në dogana, por me status pasiv, për ata, bazuar në importe, do të llogaritet detyrimi tatimor”.

Vlerësimit tatimor nga zyra do ti nënshtrohen edhe ato bizneset me aktivitet, të cilat kanë bërë blerje ose shitje tek subjektet pasive.

“Këtyre tatimpaguesve nuk u njihet TVSH-ja e kreditueshme në blerje, ndërsa për ata që janë shitës pasivë, menjëherë kalojnë në status aktiv dhe llogariten si shitjet e kryera dhe llogariten detyrimet përkatëse”, shpjegon Duro.

Sipas të dhënave zyrtare aktualisht Shqipëria ka 114 mijë biznese në status pasiv me aktivitet të pezulluar. Ky numër është krijuar në vite, ndërkohë që për këtë vit kanë kaluar në status pasiv rreth 8720 biznese.

Ky fenomen ka qenë edhe një temë e nxehtë e debatit politik. Opozita ka akuzuar qeverinë se shifra e lartë e bizneseve që dalin në pasiv është dëshmi e krizës ekonomike, por qeveria thotë se një pjesë e madhe e këtyre bizneseve kalojnë në pasiv për të shmangur taksat, ndërkohë që në total numri i bizneseve në vend është rritur. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, në ditën e parë të tij edhe si ministër i Jashtëm, ia delegoi të gjitha kompetencat e drejtimit të mi

Në vijim të investigimit mbi lëshimin e më shumë se një AMTP-je për të njëjtën sipërfaqe në zonën e Ishmit, Durrës, mbrëmjen e kësaj të m

Ditët që vijnë do të sjellin një ulje të lehtë të temperaturave si dhe reshje dëbore në zonat malore.

Nesër mbi Tiranë do të fluturojnë ulët avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli.

Shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër vend të botës.

Urbanisti Ardian Muka ka denoncuar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me foto, ndërtimet pa leje në bregdeti

Qeveria duket se po fsheh sërish shifrat e borxhit publik.

Shëtitorja Taulantia, zemra e Durrësit, është padyshim emblema e qytetit bregdetar.

Ditën e sotme, Agron Tare është prezantuar me drejtuesit e sektorëve në portin e Durrësit si Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, i shoqëru

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD,  Agron Tare, u prezantua sot paradite në detyrën e re, me grupin e drejtuesve të Departamenteve